image Ujësjellësi: Do të ketë furnizim stabil me ujë të pijshëm

Kosovë

Njoftim/ Ujësjellësi: Do të ketë furnizim stabil me ujë të pijshëm

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, i ka siguruar qytetarët se do të ketë furnizim stabil me ujë të pijshëm.

Përmes një komunikate, KRU “Prishtina’, ka njoftuar se laboratori i akredituar i KRU,, Prishtina,, sh.a. po vazhdojnë punën e tyre në monitorim të pandërprerë të analizave fiziko-kimike dhe bakteriologjike të ujit të pijshëm.

“KRU” Prishtina” sh.a., përveq zbatimit në përpikëri të masava kundër përhapjes së Koronavirusit, në të gjitha objektet administrative, fabrikat e ujit, stacionet e pompave, rezervuarëve, mjeteve transportuese të punës, i siguron qytetarët/ konsumatorët në zonën e shërbimit të gjithsej tetë komunave, furnizim stabil me ujë të pijshëm”, thuhet në komunikatë./Gazeta Sinjali/