Në lagjen Dardania në Prishtinë, afër shkollës ‘’Xhemal Mustafa’’, kanë vërshuar ujrat e zeza në zonën shumë të frekuentuar nga banorët.
Në këtë lagje, pikërisht për shkak të ujrave të zeza, shpesh herë janë ankuar banorët për këtë problem, por që deri më tash nuk është bërë zgjidhje.
Përmes një fotografie mund të shihni se si ujërat e zeza, kanë marrë një nga rrugët e Lagjes Dardania, gjegjësisht fare pranë shkollës “Xhemajl Mustafa”.
Jo vetëm që kundërmon kjo pjesë nga ky problem, por përbën edhe rrezik për nxënësit./ Gazeta Sinjali/