image UEFA u vjen në ndihmë federatave me një fond të majmë, përfiton edhe FFK

Futboll

Futboll/ UEFA u vjen në ndihmë federatave me një fond të majmë, përfiton edhe FFK

news image

UEFA u vjen në ndihmë federatave antare të saj dhe klubeve të futbollit. Qeveria më e lartë e futbollit europian ka vendosur të shpërndajë një fond prej 236,5 milionë eurosh, para që do të shkojë për 55 federatat që bëjnë pjesë në UEFA për të përballuar sa më mirë krizën e pandemisë Covid-19.

Fondi vjen nga programi i asistencës HatTrick që ka lindur në vitin 2004 me qëllimin për të mbështetur zhvillimin e disa zonave specifike të sektorit futbollistik në nivel lokal.

Në këtë rast cdo antar i UEFA-s përfshirë edhe Federatën Shqiptare të Futbollit, mund të përdorë kuotën që i takon nga ky fond në mënyrën që do ta konsiderojë më të nevojshme pa asnjë penalitet, mbi bazën e nevojave që ka.

Një fond i rëndësishëm ky i miratuar nga presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin që u vjen në ndihmë federatave dhe klubeve europiane përfshirë edhe ato shqiptare.