image UEFA tregon formacionin më të mirë në Champions

Futboll

Futboll/ UEFA tregon formacionin më të mirë në Champions

news image

UEFA ka zbuluar formacionin më të mirë në histori të Ligës së Kampionëve. Kriter për përzgjedhjen e formacionit, janë përfshirjet e futbollistëve në formacionet e viteve të UEFA-s që nga viti 2001.

Pjesë e këtij formacioni sigurisht që është Kristiano Ronaldo, që ka fituar pesë trofe të Ligës së Kampionëve, katër herë më Real Madridin dhe një herë me Mançester Junjtedin. Ish bashkëlojtarët e Ronaldos, Iker Casillas dhe Sergio Ramos, janë po ashtu pjesë e formacionit.

Ky formacion dominohet nga lojtarët e Barcelonës, që përfaqësohet me pesë futbollistë. Lionel Messi, Carles Puyoll, Gerard Pique, Xavi Hernandez dhe Andres Iniesta, janë pjesë e formacionit të historik të Ligës së Kampionëve.