image Real Madrid publikon formacionin ndaj Bilbaos, Hazard starton sërish

Futboll

Real Madrid publikon formacionin ndaj Bilbaos, Hazard starton sërish

news image

Real Madrid do të luajë në vizitë ndaj Athletic Bilbaos, shkruan Sinjali Sport.

Baskët presin madrilenët në ‘San Mames’, në kuadër të xhiros së 19-të, me fillim nga ora 21:30.

Los Blancos vijnë pas një barazimi me Cadizin, por me vullnet të madh pas barazimit të djeshëm të Sevillës me Barcelonën.

Mbretërit kryesojnë në La Liga me 43 pikë, përderisa Bilbao me 24 pikë gjendet në vendin e dhjetë.

Galaktikët kanë publikuar formacionin, e ku nga fillimi do të paraqitet për herë të dytë rresht, Eden Hazard.

/Gazeta Sinjali Sporti/