image Luajti me shirit me ngjyrat e ylberit, UEFA nis hetimet ndaj Neuer dhe DFB-se

Futboll

Luajti me shirit me ngjyrat e ylberit, UEFA nis hetimet ndaj Neuer dhe DFB-se

news image

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) mund të gjobitet për shkak të shiritit të kapitenit të Manuel Neuer që ishte shumëngjyrësh si ylberi, përcjell Sinjali Sport.

“Goal” dhe “SPOX” transmetojnë lajmin e “RTL” dhe “NTV” se UEFA ka nisur një hetim ndaj DFB-së lidhur me shiritin e portierit gjerman.

Neuer e ka mbajtur shiritin me ngjyrat e ylberit për ta mbështetur komunitetin LGBT+ gjatë “Muajit të nderit”, mirëpo UEFA e konsideron si qëndrim politik.

Gardiani i Die Mannschaft e ka mbajtur shiritin shumëngjyrësh gjatë ndeshjeve të ‘Euro 2020’ kundër Francës dhe Portugalisë. Po ashtu, e ka bartur edhe në ndeshjen miqësore ndaj Letonisë.

UEFA e konsideron një simbol politik dhe i ka ndaluar veprimet e tilla nga lojtarët dhe skuadrat.

Hetimi i trupës evropiane të futbollit ndaj Federatës Gjermane vjen menjëherë pas kritikave që ka marrë UEFA lidhur me mungesën e mbështetjes ndaj komunitetit LGBT+. /Gazeta Sinjali Sporti/