image UEFA dënon Hungarinë

Futboll

UEFA dënon Hungarinë

news image

Hungaria do t’i luajë dy ndeshjet e radhës pa tifozë për shkak të “sjelljeve diskriminuese” nga fansat gjatë tri ndeshjeve në EURO 2020

Incidentet kanë ndodhur gjatë ndeshjeve të Hungarisë kundër Portugalisë, Francës dhe Gjermanisë, të gjitha të luajtura në Budapest gjatë fazës së grupeve.

UEFA ka lajmëruar se do të marrë veprimi disiplinore, duke urdhëruar Federatën e Futbollit të Hungarisë që të luajë tri ndeshjet e tjera si vendas prapa dyerve të mbyllura, kurse nëse ndodh në të tretën mund t’i ndalohet për tri vite.

Federata Hungareze e Futbollit po ashtu është dënuar me 100 000 euro për shkak të sjelljeve diskriminuese të tifozëve, në të cilat kishte baner racistë dhe homofobik.

Vendimi që këto lojë të zhvillohen në Hungari kanë ndodhur në të njëjtën kohë kur u aprovua ligji kontrovers që ndalon çdo “promovim” të ndonjë aktiviteti LGBTQI+, përfshirë edhe shfaqjen e flamurit “ylber”.

Kishte konfuzion kur UEFA refuzoi se ajo i ka ndaluar simbolet “ylber” nga fanzona apo nga stadiumi, edhe pse ka pranuar se vendimet e sigurisë ishin në duar të autoriteteve lokale. /Gazeta Sinjali Sporti/