image Udhëzimet që duhet t'i ndiqni nëse udhëtoni transit drejt Kosovës dhe për në vendet e tjera

Kosovë

Udhëzimet që duhet t’i ndiqni nëse udhëtoni transit drejt Kosovës dhe për në vendet e tjera

news image

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës ka publikuar disa udhëzime orientuese për personat qe do të udhëtojnë transit drejt Kosovës dhe nga Kosova nëpër vende tjera.

Meqenëse Kosova është në listën e vendeve që paraqesin rrezik të lartë, para nisjes është e obliguar që të kontaktohen ambasadat/konsullatat më të afërta në vendin që jetoni, për t’i konfirmuar udhëzimet e publikuara.

“Në grafikat e mëposhtme gjeni detajet, meqenëse Kosova është në listën e vendeve që paraqesin rrezik të lartë. Para nisjes është e obliguar që të kontaktohen ambasadat/konsullatat më të afërta në vendin që jetoni, për t’i konfirmuar udhëzimet e publikuara”, thuhet në njoftim.

MPJ thotë se të dhënat do të përditësohen në vazhdimësi dhe qytetarët do të njoftohen me kohë. /Gazeta Sinjali

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës dhe bashkëatdhetarë që jetoni në vende të ndryshme të Evropës, Ministria e…

Posted by Ministry of Foreign Affairs and Diaspora – Republic of Kosovo on Sunday, July 19, 2020