image Udhëheqësi i doganës në Prizren në gjendje të rëndë nga koronavirusi

Kosovë

Shëndetësi/ Udhëheqësi i doganës në Prizren në gjendje të rëndë nga koronavirusi

news image

Udhëheqësi i rajonit të Prizrenit nga Dogana e Kosovës është në gjendje të rëndë për shkak të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Udhëheqësi i rajonit të Prizrenit është në gjendje të rëndë dhe për momentin është i shtrirë në kujdesin intensiv në Klinikën Infektive”, tha Stavileci.

Ai tha se ky është rasti i vetëm nga stafi i Doganës së Kosovës i prekur nga COVID-19.

Sidoqoftë, zëdhënësi i Doganës tha se kjo është një sinjal i rrezikut me të cilin tha se po përballën oficerët doganorë, duke e pasur parasysh se gjatë ditës në doganë kalojnë 600 maune të cilat u nënshtrohen kontrolleve doganore.

“Kjo tregon rrezikun që përballen oficerët doganorë gjatë ushtrimit të punës së tyre, pasi edhe në këtë kohë pandemie dogane dhe stafi i saj janë të përkushtuar për të përmbushur detyrat. Duhet të kemi parasysh se mbi 600 maune hyjnë dhe dalin nga Kosova çdo ditë dhe të gjitha u nënshtrohen kontrolleve doganore. Prandaj, edhe rreziku, përkundër masave mbrojtëse, vazhdon të jetë permanent për stafin tonë”, tha ai. /Gazeta Sinjali/