image Ua ngriti gishtin e mesit protestuesve shqiptarë, arsyetohet ambasadori i OSBE-së

Rajon

Intervista/ Ua ngriti gishtin e mesit protestuesve shqiptarë, arsyetohet ambasadori i OSBE-së

news image

Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt ka folur sërish për incidentin e pak javëve më parë, kur u ngriti gishtin e mesit disa prej protestuesve të Astirit në Tiranë.

Në një intervistë për gazetën ‘Panorama’, ai tregon se u gjend i papërgatitur përballë thirrjeve nga protestuesit në drejtim të tij dhe të shoqes, ndërsa fyerjen me gishtin e mesit e argumenton si humbje kontrolli.

“Kisha dalë shëtitje me gruan time atë mbrëmje dhe nuk isha në dijeni se po zhvillohej një protestë para Drejtorisë së Policisë. Papritur na u afruan disa burra, bërtisnin duke na sharë dhe silleshin në mënyrë agresive, pra jo gra e fëmijë siç pretendojnë disa media”, tha Borchardt.

“Kjo na gjeti të papërgatitur mua dhe bashkëshorten time. Ajo me të drejtë u frikësua dhe nëse e shihni në video fytyrën e saj të tmerruar do e kuptoni se çfarë ndodhi”, shtoi ai.

Më tej ai tha se u ndjenë të kërcënuar, duke shtuar se për gjestin është penduar dhe ka kërkuar ndjesë.

“Ne u ndjemë të kërcënuar dhe mendova se ishin të njëjtit dhunues që na terrorizuan në apartamentin tonë në katin e 12-të në maj të këtij viti, ndaj humba kontrollin emocional për pak sekonda. U pendova më pas dhe kërkova ndjesë”, u shpreh ambasadori i OSBE-së.