Dy shqiptarë janë përfshirë në një sherr të dhunshëm me shkopinj me një grup prej katër personash në Novara të Italisë. Shkaku ka qenë ngacmimi i dy vajzave që ishin në një tavolinë me to.
Katër të huajt që kanë sulmuar janë lënë në masën e sigurisë detyrim paraqitje, kurse të sulmuarit janë dy shqiptarë nga Kosova dhe një me origjinë marokene, gjithashtu banues në Novara.
Gjithçka ka nisur në ditët e para të janarit për shkak të një mosmarrëveshjeje të parëndësishme që ndodhi në qendër të Novarës në një lokal shumë të populluar.
Në fillim sherri verbal ishte për ngacmimin e vajzave në shoqërinë e shqiptarëve. Por sherri i nisur aty është parandaluar me ndërhyrjen e policisë, shkruan abcnews.
Duke mos u mjaftuar me kaq ata kanë lënë takim të nesërmen për t’u sqaruar. Shqiptarët nuk ishin përgatitur për më të keqen, pasi katër rivalët u kishin bërë një pritë. Aty plasi sherri me shkopinj bejsbolli madje njëri nga shqiptarët ka përfunduar në spital.