image Ua mbyllën shkollën, nxënësit bllokojnë kryeqytetin

Video/ Ua mbyllën shkollën, nxënësit bllokojnë kryeqytetin

news image

Nxënësit e Gjimnazit “Ahmet Gashi” kanë zgjedhur të protestojnë pas vendimit të Drejtorisë së Arsimit për zhvendosjen e tyre në objekte tjera shkollore.

Një pjesë e Prishtinës është bllokuar prej nxënësve. Ata po protestojnë që mësimin ta mbajnë në objektin e shkollës “Ahmet Gashi” në Prishtinë, e jo të zhvendosen në objekte tjera.

Sinjali ju sjellë video nga vendi i ngjarjes:

Drejtoria e Arsimit të Komunës së Prishtinës ka vendosur që Gjimnazi “Ahmet Gashi” të mbyllet dhe nxënësit e kësaj shkolle të vendosen në dy shkolla tjera.

Nxënësit e klasës së 10-të të kësaj shkolle do të vendosen në objektin e Shkollës Fillore “Emin Duraku”, kurse klasat e 11-ta dhe të 12-ta do të vendosen në Gjimnazin “Sami Frashëri”./Sinjali/