Tifozët huliganë rumunë, “Uniti sub tricolor”, dolën me postim pasi trazuan stadiumin ku po zhvillohet ndeshja Rumani-Kosovë, e vlefshme në kualifikime për “Euro 2024”.
“Ua kemi thënë në Prishtinë. Ua kemi thënë edhe këtu. Kosova është SERBI”, kanë shkruar huliganët rumunë.
Sfida e parë ndërmjet Kosovës dhe Rumanisë, e zhvilluar në muajin qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, pati përfunduar pa gola.