image U zhduk për 5 muaj, gruaja në SHBA gjendet e gjallë në një tendë, kështu mbijetoi ajo

Botë

U zhduk për 5 muaj, gruaja në SHBA gjendet e gjallë në një tendë, kështu mbijetoi ajo

news image

Një grua nga Utah në SHBA e cila u zhduk në nëntor të vitit të kaluar është gjetur e gjallë në një tendë në një vend kampingu. Ajo thuhet se ka jetuar me bar, myshk dhe ujë nga një lumë që ishte afër tendës.

47-vjeçarja u raportua për herë të parë e zhdukur kur vetura e saj u gjet e braktisur në një parking rreth në jug-lindje të Salt Lake City më 25 nëntor.

Sipas autoriteteve, ajo u gjet të dielën gjatë një kontrolli ajror të zonës, me shpresën se do ta gjenin gjallë.

“Ne tani besojmë se ajo me vetëdije zgjodhi të qëndrojë në zonë gjatë muajve që nga nëntori i vitit 2020”, tha zyra e sherifit në një deklaratë.

Ajo kishte me vete një sasi të vogël ushqimi dhe ajo u tha zyrtarëve të SAR se ajo kërkonte që të mbijetonte me bari dhe myshk.

Pas zbulimit, zyrtarët e çuan gruan në spital për vlerësim. Hetimi për zhdukjen e saj zbuloi se ajo mund të ketë luftuar me sfida të shëndetit mendor, sipas një deklarate.

“Ne duam të jemi të qartë se ajo nuk bëri asgjë kundër ligjit”, shtoi deklarata.

/GazetaSinjali/