image U tremb nga tërmeti, mbrojtësi i Kukësit ikën nga Shqipëria

Futboll

Maqedoni/ U tremb nga tërmeti, mbrojtësi i Kukësit ikën nga Shqipëria

news image

Skuadra e Kukësit ka rinisur përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Tiranës në kampionat, por një nga lojtarët mungon në stërvitje.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Tome Kitanovski. Lojtari maqedonas është larguar nga Shqipëria pas tërmeteve që goditën vendin tonë, dhe i ka komunikuar drejtuesve se nuk mund të kthehet, sepse është i trembur nga kjo situatë.

Një veprim i tillë nuk u ka pëlqyer drejtuesve kuksianë, ndërkohë që pritet të mësohet se si do të vijojnë marrëdhëniet mes Kitanovskit dhe klubit.

Kujtojmë që këtë sezon trajneri Duro e ka pasur një titullar fiks në mbrojtje 27-vjeçarin.