Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka komentuar raportimet e disa mediave se në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së ku u diskutuan emrat e ministrave të Qeverisë Hoti, ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, kishte refuzuar të bëhet pjesë e qeverisë së re që po përgatitej.
Gashi ka thënë se ky version është i pvërtetetë dhe se askush nuk e ka refuzuar postin e ministrit, shkruan Gazeta Sinjali.
“Në mbledhjen ku unë kam qenë askush s’ka refuzuar të jetë ministër”, ka thënë Gashi në Desku të KTV-së.
Ndërkohë formimi i qeverisë së re me kryeministër Avdullah Hotin po pret aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, që do të shpallet deri në fund të muajit. /Gazeta Sinjali/