image U tallën që Erdogani u infektua me COVID-19, arrestohen 5 persona

Evropë

U tallën që Erdogani u infektua me COVID-19, arrestohen 5 persona

news image

Policia turke arrestoi të dielën 5 persona për disa komente ndaj presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan, të cilët u tallën me faktin se ai është infektuar me Covid-19.

Sipas gazetës turke “Hürriyet”, departamenti i krimeve kibernetike hetoi 36 profile nëpër rrjetet sociale dhe urdhëroi arrestimin e 8 personave, por deri tani janë zbatuar vetëm 5 urdhër-arreste.

Emri më i njohur mes të arrestuarve është Derya Büyükuncu, notar olimpik që është tërhequr që nga viti 2012 dhe i famshëm për pjesëmarrje në spektakle të ndryshme televizive në Turqi.

Ai u arrestua pasi iu përgjigj me një koment sarkastik “tweet”-it të vetë Erdoganit, i cili u kishte kërkuar ndjekësve të tij që të luteshin për një shërim sa më të shpejtë.

U infektua me koronavirus dhe tani kërkon që të lutemi. Do të lutemi, pa merak. Unë kam nisur të bëj që tani hallvë dhe do ta shpërndaj sapo të vijë momenti”, kishte shkruar ish-notari, duke iu referuar zakonit për të bërë hallvë kur ndodh një vdekje.

/GazetaSinjali/