Janë gjetur shëndosh e mirë tri vajzat shqiptare që u shpallën të humbura në Gjermani. Denisa, Anila dhe Suela janë gjetur në stacion të trenit në Duisburg.
“Policia ka marrë tre adoleshentët në stacionin e trenit në Duisburg. Janë në gjendje të mirë shëndetësorë dhe i kemi njoftuar familjet e tyre. Tri vajzat kanë qenë të gjitha bashkë, janë shëndoshë e mirë, janë dërguar në stacion nga kolegët, ku janë marrë nga kujdestarët ligjorë”, tha zëdhënësi.
Denisa, Anila dhe Suela nuk janë lajmëruar që nga dita e shtunë dhe u shpallën si të humbura nga policia gjermane.