image U shfaqën nga Hapësira me rroba të verdha, Rusia: Astronautët tanë s’u veshën me atë ngjyrë për të mbështetur Ukrainën

Botë

U shfaqën nga Hapësira me rroba të verdha, Rusia: Astronautët tanë s’u veshën me atë ngjyrë për të mbështetur Ukrainën

news image

Agjencia ruse e Hapësirës ka hedhur poshtë raportet e mediave perëndimore që raportojnë se kozmonautët rusë që iu bashkuan Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) zgjodhën të veshin kostume të verdha me zbukurime blu në mbështetje të Ukrainës.

“Ndonjëherë e verdha është vetëm e verdhë”, tha shërbimi për shtyp i Roscosmos në kanalin e tij Telegram.

“Kostumet e fluturimit të ekuipazhit të ri janë bërë me ngjyrat e stemës së Universitetit teknik shtetëror Bauman të Moskës, në të cilin të tre kozmonautët u diplomuan… Të shohësh flamurin ukrainas kudo dhe në gjithçka është çmenduri”.

Drejtori i përgjithshëm i Roscosmos, Dmitry Rogozin deklaroi në kanalin e tij personal në Telegram se kozmonautët rusë nuk kanë simpati për nacionalistët ukrainas.

Rusia, më 24 shkurt, pushtoi Ukrainën, e cila ka një flamur kaltër-verdhë.

/GazetaSinjali/