image U raportua se ka qenë spiun i Sigurimit, Meta: Autoriteti i dosjeve e di që jam i pastër

Shqipëri

U raportua se ka qenë spiun i Sigurimit, Meta: Autoriteti i dosjeve e di që jam i pastër

news image

Ish-presidenti shqiptar, Ilir Meta, ka folur pas raportimeve se ai ka qenë i përfshirë në sigurimin e shtetit në kohën e diktaturës.

Ai ka thënë se asgjë nga pretendimet e hedhura nuk qëndron, duke shtuar se autoriteti i dosjeve e di që ai është i pastër.

Është një përgjegjësi e madhe të Autoritetit të Dosjeve që po përmenden emra në publik. Që dikur kanë qenë 19 vjeç dhe sot i kanë nga 20 vjeç fëmijët. Duhet të zbatojë ligjin por edhe të kujdeset që mos rilëndohen viktimat e asaj periudhe për shkak të Sigurimit të Shtetit. Autoriteti e di mirë që jo vetëm s’kam qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, e provuar që në 96 në kohën e të madhërishmit Sali Berisha… e dinë shumë mirë se kush ka qenë bashkëpunëtori në rastin konkret. Se ajo ndodhet në dy dosje. Ata që e kanë orkestruar këtë skenar e dinë shumë mirë që Ilir Meta nuk ka jetuar ndonjëherë në konvikt dhe nuk ka pasur ndonjë shok konviktor”, ka thënë Meta.

Siç shtoi Meta, autoriteti do të mbajë përgjegjësi ligjore për këtë shkelje që ka bërë dhe për kërkesën për ta çuar në Kuvend pa asnjë fakt.

“I ndjekuri nuk e ka diskutuar asnjëherë me Ilir Metën, kishte plane të dilte me të gjitha dhjeta dhe të bëhej pedagog në Fakultetin e Ekonomisë. Autoriteti do të mbajë përgjegjësi ligjore për këtë shkelje që ka bërë dhe për atë kërkesë që i ka çuar Kuvendit pa asnjë fakt. Do të mbajnë përgjegjësi edhe personat e përfshirë. Atë dosje e kishe shumë të lehtë, nëse kishe një shqetësim serioze për këtë çështje, sepse Ilir Meta në çdo rast ka firmosur një kërkesë për t’u verifikuar dhe ka bërë të qartë që nuk ka pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit”, ka thënë në fund ai.

/GazetaSinjali/