image U raportua se ka dhënë dorëheqje, Kica - Xhelili nuk shihet në Kuvendin e partisë

Politikë

U raportua se ka dhënë dorëheqje, Kica – Xhelili nuk shihet në Kuvendin e partisë

news image

Sot është mbajtur Kuvendi i partisë “Guxo” në Prishtinë ku deputetja Jeta Statovci është zgjedhur kryetare e degës në kryeqytet.

Në kuvendin partiak të partisë së themeluar nga Presidentja Vjosa Osmani, kanë marrë pjesë edhe ministrat Donika Gërvalla e Faton Peci dhe anëtarë të tjerë të partisë.

Në këtë mbledhje është vërejtur mungesa e deputetes Doarsa Kica-Xhelili, për të cilën është raportuar se raportet me partinë i ka të tensionuara.

Është e paqartë nëse deputetja Kica-Xhelili është ende pjesë e partisë, apo është larguar përfundimisht.

/GazetaSinjali/