Ditë më parë Gazeta Sinjali raportoi për rrëmbimin e një gruaje shqitare dhe djalit të saj 3-vjeçar në Gjermani. Të dy këta janë gjetur në Kosovë, transmeton Gazeta Sinjali.
Më 10 qershor, një grua 34-vjeçare nga Meckenheim dhe djalin e saj trevjeçar dikush i kishte futur në një makinë dhe i kishte rrëmbyer. Një banore kishte vëzhguar sulmin e pretenduar dhe kishte raportuar në RTL.
Ndërsa pesë ditë pas krimit, të martën, nëna dhe djali i saj janë gjetur nga policia në Kosovë.
“Në kuadër të masave të hetimit të gjerë kriminal nga policia e Bonit, gruaja 34 vjeçare dhe djali i saj tre vjeçar janë gjetur nga policia lokale në Kosovë të hënën (14.06.2021)”, shkruan rtl.de.
Gruaja ka deklaruar se po qëndronte në Kosovë me dëshirën e saj.
Vetë gruaja ka telefonuar në policinë e Bonit pasditen e djeshme, transmeton albinfo.ch.
Në këtë thirrje telefonike dhe në një thirrje pasuese me video, ajo u kishte dhënë dy detektivëve informacione për vendndodhjen e saj aktuale në Kosovë, ku po qëndronte vullnetarisht te një pjesëtar i familjes.
Hetimet nga policia dhe zyra e prokurorit publik në Bon lidhur me dyshimin për heqje të lirisë janë ende në vazhdim sepse ndërkohë, kishte indikacione për autorë të mundshëm. /GazetaSinjali/