Pas reagimeve të shumta që mori lidhur me deklaratën e saj për nënën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, deputetja e Lëvizjes vetëvendosje, Fitore Pacolli.
Ajo ka thënë se nuk e ka fyer askënd vetëm e ka thënë të vërtetën, sesi ata që kanë udhëhequr me vendin për 20 vjet na kanë fyer të gjithë neve, duke vjedhur paranë publike si dhe duke keqpërdorur të mirat publike, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Pacolli thotë se ka treguar sesi për 20 vjet nuk është investuar asgjë për përmirësimin e kushteve në spitalet e Kosovës.
“Unë nuk kam fyer nënën e askujt. Kam treguar sesi ata që kanë udhëhequr me vendin nuk kanë investuar asnjë cent në përmirësimin e kushteve në spitalet tona ku të gjitha nënat e sidomos nënat e dëshmorëve e të zhdukurve, që sot jetojnë në varfëri të skajshme e që nuk kanë pasur rastin të kenë ndonjë djalë/vajzë president/ministër e kryeministër, të kenë një vend ku mjekohen e trajtohen me dinjitet në vendin për të cilën flijuan fëmijët e tyre. Kam thënë sesi ata që kanë udhëhequr këtë vend për 20 vjet ua kanë mohuar të drejtën e shkollimit cilësor fëmijëve të dëshmorëve e veteranëve të vërtetë që sakrifikuan për këtë vend”, ka shkruar Pacolli.
Tutje, deputetja e VV-së shtoi se përkulet para çdo nëne që ka dhënë djemtë/vajzat e saj për lirinë e vendit dhe të ardhmen./GazetaSinjali/