Emri i tij u lakua në media si kandidat i LDK-së për Kryeministër të vendit, por gjë të tillë u mohua nga anëtari i kryesisë së kësaj partie, Skender Hyseni.
Sipas tij, kjo çështje nuk është shtruar asnjëherë në organet e partisë dhe se të gjitha janë vetëm spekulime, shkruan Gazeta Sinjali.
“Duke respektuar pafundësisht lirinë e medias, parim ky të cilin unë e kam të shenjtë, jam i detyruar që të shpreh indinjatën time me spekulimet e sotme qe kanë lakuar emrin tim si kandidat i LDK-së për Kryeministër. Interesimit të shumë gazetarëve sot po u përgjigjem përnjëhere! Kjo çështje nuk është shtruar asnjëhere në organet e partisë. Nuk jam unë kandidat! Pra, janë spekulime dhe asgjë më shumë, e të cialt vijnë nga qarqe të caktuara që për synim të vetëm kanë krijimin e hutisë dhe konfuzionit”, ka shkruar Hyseni në profilin e tij zyrtar në Facebook.
Tutje, ai ka shtuar LDK do të vendos për kandidatin, vetëm pasi të ketë marrë mandatin për të krijuar qeverinë duke respektuar procedurat kushtetuese./GazetaSinjali/