image U përfol se është shtatzënë, vjen reagimi i Tunës

Bota e Yjeve

U përfol se është shtatzënë, vjen reagimi i Tunës

news image

Kthimi në skenë i këngëtares shqiptare, Altuna Sejdiu e njohur si Tuna i gëzoi shumë fansat e saj. Këngëtarja ishte pjesë e një festivali në Gostivar, shkruan Gazeta Sinjali.

Por krahas gëzimit të kthimit të saj në skenë, ajo që i bëri fansat të gëzohen më shumë ishte barku i saj i fryrë, ku i bëri fansat të dyshojnë se mund të jetë duke e pritur fëmijën e dytë.

Shtatzënia e dytë e mundshme e Tunës u përfol shumë në media, mirëpo Tuna nuk foli për këtë deri sot.

Përmes rrjeteve sociale, ajo ka falënderuar publikun për koncertin në Gostivar, duke bërë edhe një pyetje në fund rreth barkut të saj të fryrë.

“Ndjehem e privilegjuar që pas këtij izolimi të gjatë individual dhe profesional, @theparkfestival festival më dha mundësinë të riçvirgjërohem në skenë. Gostivar të faleminderit për këtë eksperiencë të veçantë. Uroj sa më shpejt të shihemi pa maska e pa distanca… PS. A do të ulet apo rritet barku deri atëherë?!”, është shprehur Tuna.

Tuna përsëri nuk e dha përgjigjen, por la fansat e saj të presin edhe pak për të kuptuar se a është në pritje të fëmijës së dytë./Gazeta Sinjali/