image U përfol se do të performojë në “World Cup”, reagon Dua Lipa

Bota e Yjeve

U përfol se do të performojë në “World Cup”, reagon Dua Lipa

news image

Dua Lipa ka hedhur poshtë spekulimet se do të performojë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar, që do të zhvillohet të dielën më 20 nëntor në stadiumin Al Bayt në qytetin Jor në orën 19:00 (me orën lokale).

Po ashtu është përfolur se do të performonte edhe Shakira si dhe anëtarët e grupit BTS.

“Aktualisht ka shumë spekulime se unë do të performoj në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar. Nuk do të performoj dhe as nuk kam qenë ndonjëherë e përfshirë në ndonjë negociatë për të performuar. Do të bëj tifo për Anglinë nga larg dhe mezi pres të vizitoj Katarin kur të përmbushen të gjitha premtimet për të drejtat e njeriut që ka bërë kur fitoi të drejtën për të pritur Kupën e Botës.”, shkruan artistja shqiptare.

image 238
image 238

/GazetaSinjali/