image U përfol për ndarje, Fero e Arbenita më të dashuruar se kurrë

Bota e Yjeve

U përfol për ndarje, Fero e Arbenita më të dashuruar se kurrë

news image

Modelja Arbenita dhe reperi Fero, tash e një kohë të gjatë janë në lidhje dashurie, duke deklaruar shpesh ndarje e ribashkime edhe kësaj radhe fansat dyshuan se dyshja i kishin dhënë fund romancës së tyre.

Madje ishin disa shenja që drejtuan të mendohej ndarja e çiftit të përfolur, mirëpo asgjë nuk ishte konfirmuar direkt nga ta.

Fero kishte mbyllur llogarinë e tij në Instagram, kurse Arbenita ishte aktive duke postuar herë pas here ndonjë thënje thumbuese për të dashurin e saj.

Gjithçka doli ndryshe kur Arbenita në instastoryn e saj publikoi një video së bashku me Feron, dyshimet u shuan, çifti vazhdojnë të jenë bashkë. /Gazeta Sinjali/