image U nis për në shkollë por nuk u kthye më, zhduket e mitura në Podujevë

Siguri

U nis për në shkollë por nuk u kthye më, zhduket e mitura në Podujevë

news image

Një e mitur në Podujevë është zhdukur prej ditës së djeshme dhe familjarët po kërkojnë ndihmën e qytetarëve për ta gjetur, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar nga burime brenda Policisë së Kosovës, se rastin e ka raportuar në Polici xhaxhai i saj.

Ai i ka thënë Policisë se më datë 29 prill, mbesa e tij ka dalë nga shtëpia dhe është nisur për në shkollë për t’i  vijuar mësimet, por më nuk është kthyer në shtëpi dhe familja nuk di asgjë për vendndodhjen e saj.

Ndërkohë, shumë qytetarë nga Podujeva kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e saj, dhe përmes rrjetit social Facebook, thonë se bëhet fjalë për Sonila Mehmeti e cila po vijonte mësimet në shkollën “Ibrahim Rugova”.

Përmes rrjeteve sociale, luten ata që e kanë parë ose kanë ndonjë informacion të lajmërohen në numrat e telefonit: 044424574 ose 044314766.  /Gazeta Sinjali/