Këngëtarja e njohur, Paris Hilton ka shpalosur vështirësitë e fëmijërisë së saj.
Përmes dokumentarit “This is Paris”, artistja ka treguar rreth abuzimit fizik dhe mental gjatë fëmijërisë.
“E varrosa të vërtetën time për një kohë të gjatë. Por jam krenare sesi kam arritur të bëhem një grua e fortë. Njerëzit mund të spekulojnë gjithçka për jetën time, por dua t’i tregoj botës se kush jam me të vërtetë”, tha ajo.
Ajo qëndroi rreth 11 muaj në po të njëjtën shkollë, deri në momentin kur prindërit e saj filluan të shohin problemet e saj mendore.
“Stafi thoshte gjithmonë gjëra të këqija për mua. Ata në mënyrë të vazhdueshme më bënin të ndihesha keq. Ata kanë qenë duke abuzuar me mua fizikisht. Dëshironin që të fusnin frikën tek fëmijët”, shtoi Paris.
Hilton u largua nga shkolla në vitin 1999, ndërsa më pas arriti suksesin e dëshiruar. /Gazeta Sinjali/