image Publikohet traileri i "LA Originals", pjesë e tij edhe Eminem e Snoop Dogg

Muzikë

Kulturë/ Publikohet traileri i “LA Originals”, pjesë e tij edhe Eminem e Snoop Dogg

news image

“Netflix”, e ka publikuar trailerin e dokumentarit “LA Originals”, i cili është me regji të Estevan Oriol.

Në këtë trailer paraqiten edhe dy rep-artistët e njohur me famë botërore, Eminem dhe Snoop Dogg, transmeton Gazeta Sinjali.

Dokumentari “LA Originals”, është një eksplorim i kulturës dhe monumenteve të lëvizjes Chicano dhe artit të rrugës që e ka ngritur artistin e tatuazheve, Mark Machado, i njohur si Mister Cartoon dhe statusin e fotografit Oriol, si legjenda të prapaskenave të hip hopit.

Në trailerin e publikuar shihen Eminem dhe Snoop Dogg, duke e vlerësuar lartë kontributin e dyshes. Përveç tyre shfaqen edhe yjet si: Dr. Dre, Blink-182 dhe Cypress Hill .

“LA Originals” pritet të publikohet më 10 prill./Gazeta Sinjali/