Një 35-vjeçar nga Kosova ka gjetur vdekjen ditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë.
Panorama.al mëson se sapo ka hyrë në det pushuesi kosovar nuk është ndjerë mirë dhe është marrë me autoambulancë për t’u transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës.
Por për fat të keq ai ka humbur jetën rrugës për në spital.
Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit, ku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.