image U ndalua në Merdar pasi bëri homazheve në Prekaz, Klara Sanduloviq hynë në Serbi pas katër orësh marrje në pyetje

Rajon

U ndalua në Merdar pasi bëri homazheve në Prekaz, Klara Sanduloviq hynë në Serbi pas katër orësh marrje në pyetje

news image

Kryetari i Partisë Republikane në Serbi, Nikola Sanduloviq ka reaguar pasi dje vajza e tij Klara u ndalua në Merdare nga policia serbe në këtë pikë kufitare, teksa po kthehej në Serbi pas përfundimit të homazheve në Prekaz, te familja Jashari.

Nikola Sanduloviq tha se vajza e tij është marrë në pyetje nga BIA serbe për 4 orë, teksa pati një thirrje për Evropën, Britaninë e Madhe si dhe SHBA-të.

“Pas 4 orësh marrje në pyetje dhe ngacmime nga BIA, Klara Sanduloviq dhe Mihajlo Todiq u lejuan të hyjnë në vendin e tyre! Evropa, Britania e Madhe dhe Amerika duhet ta ndalin këtë regjim diktatorial që po persekuton kundërshtarët politikë dhe familjet e tyre”, ka shkruar Sanduloviq.

“Të respektojmë që të mos përsëritet më”, shkroi Klara Sanduloviq në letrën që la te varri i Blerina Jasharit.

Pas homazheve, Klara Sanduloviq tha se babai i saj është i vetmi politikan serb që promovon paqen e prosperitetin dhe se politika e tij bazohet në falje dhe paqe.

Javë më parë, kryetari i Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq ishte arrestuar dhe rrahur nga shërbimi sekret serb, vetëm për faktin që kishte vizituar Prekazin.

/GazetaSinjali/