image U nda nga Jonida Maliqi, por Romeo merr dedikim të veçantë nga e dashura e re

Bota e Yjeve

U nda nga Jonida Maliqi, por Romeo merr dedikim të veçantë nga e dashura e re

news image

Romeo Veshaj ka nisur prej disa muajsh një romancë të re me Aleksia Peleshin, vajzën e Niko Peleshit. Përmes postimeve në rrjete sociale “Iconstyle” ra në gjurmët e dyshes, që për gjithë këto kohë e kanë mbajtur lidhjen e tyre të fshehtë, transmeton Gazeta Sinjali.

Romeo dhe Aleksia postuan më herët në rrjete sociale fotografi nga i njëjti vend, në Vlorë dhe prej kësaj nisën dyshimet e para se ata janë bashkë. Më pas u vu re se vetë Aleksia kishte ndarë në rrjete sociale foto në makinë, ku mund të dallohej fare lehtë edhe Romeo.

Më herët është mësuar nga disa burime se lidhja e dyshes ka avancuar aq shumë, sa ata kanë nisur edhe të jetojnë bashkë në një shtëpi.

Raporti mes tyre duket shumë i fortë dhe ata kanë menduar që ta jetojnë këtë lidhje në privatësi të plotë.

Tatuazhi i saj ka shkronjën “R” dhe me siguri i dedikohet partnerit të zemrës, Romeos. Të paktën kështu mendojnë edhe adhuruesit e çiftit.

Po juve si ju duket? Dedikim për Romeon është shkronja “R” në këmbën e saj?./Gazeta Sinjali/