image U mposhtë sërish nga Isa Mustafa, deklarohet Fatmir Sejdiu

Kosovë

U mposhtë sërish nga Isa Mustafa, deklarohet Fatmir Sejdiu

news image

Para pak minutave Isa Mustafa është zgjedhur kyetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për herë të tretë. Por personi që ka pasur më së shumti ambicie për ta marrë në duar timonin e LDK-së për katër vitet e ardhshme ishtë ish-presidenti Fatmir Sejdiu.

Në shenjë revolte, Fatmir Sejdiu, ka lëshuar sallën e Kuvendit Zgjedhor dhe është deklaruar për media.

Sipas tij brenda LDK-së nuk ka hapësirë për liri të shprehjes.

Prononcimi i tij i plotë:

“Unë them se me këtë mënyrë të punës, me këtë ngecje, me këtë mënyrë të mungesës së guximit të njerëzve që nuk kanë mundësi për fjalën e lirë, unë nuk i mbështes. Këtë e kemi një shenjë të keqe. Kamë provuar ditëve të fundit që të kem kontakte me kryetarin e partisë, nënkryetarët rreth asaj për kryetarin kondensual. Unë kam tentuar që të kem përgjigje, por nuk e kamë marrë një të tillë”./Sinjali