image U mori para 5 vajzave duke u premtuar viza pune, arrestohet një e dyshuar në Mitrovicë

Siguri

U mori para 5 vajzave duke u premtuar viza pune, arrestohet një e dyshuar në Mitrovicë

news image

Një femër është arrestuar dje në rrugën “Pajazit Boletini”, në Mitrovicë, rreth orës 16:00, pasi e njëjta dyshohet se i ka mashtruar pesë femra tjera dhe u ka marrë para, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, e dyshuara i kishte mashtruar viktimat duke u premtuar viza pune për në shtetin e Suedisë.

Është arrestuar e dyshuara femër pasi e njëjta me premtimin se do t’iu rregullonte viza pune, për në  shtetin e Suedisë, kishte marr nga pesë ankueset femra një shumë prej 7500 euro”, njofton policia. 

Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.  /GazetaSinjali/