Një femër është arrestuar dje në rrugën “Pajazit Boletini”, në Mitrovicë, rreth orës 16:00, pasi e njëjta dyshohet se i ka mashtruar pesë femra tjera dhe u ka marrë para, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas policisë, e dyshuara i kishte mashtruar viktimat duke u premtuar viza pune për në shtetin e Suedisë.
“Është arrestuar e dyshuara femër pasi e njëjta me premtimin se do t’iu rregullonte viza pune, për në shtetin e Suedisë, kishte marr nga pesë ankueset femra një shumë prej 7500 euro”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /GazetaSinjali/