Në fillim të muajit mars, këngëtarja Melinda Ademi dha lajmin më të trishtë të jetës së saj.
Si nuk jemi mësuar që ta shohim, Melinda është përlotur në studio kur ka kujtuar nënën e ndjerë dhe na ka rrëqethur me fjalët.
Reperja ka dhënë së fundmi intervistën e parë pas shumë kohësh, ku dhe ka folur për të ndjerën.
Melinda rrëfeu e përlotur se e ëma ka luftuar me sëmundjen e rëndë për 6 vite.
“Ka luftu shumë me kan prezente, dhe jam shumë e lumtur që ka mujt me m’pa me performu, me pas sukses. Më ka shty me qenë më e fortë, mos e me lan punën anash, vetë ka qenë shumë e fortë.”, tha Melinda.
“U mërzit shumë, ndoshta e ka ditur që ka me shkuar dhe nuk ka dasht. Ka dasht me nejt, me na pa tu u rrit dhe as nuk u bo gjyshe. shkoi shumë herët me 50 vjet. Kisha pas qejf me e kthyer dhe njëherë, por ka qenë e shkrume ashtu. “, tregoi mes lotësh reperja. /Gazeta Sinjali/