Shkëndijat e zjarrit që janë parë natën e së hënës në qiell në Melburt duke shkaktuar një mori postimesh në mediat sociale që pyesnin nëse ishte një meteor.
Në një deklaratë për mediat Agjencia Australiane e Hapësirës ka thënë se “ndezjet e dritës” ishin “me gjasa” mbetje të një rakete ruse Soyuz-2 që po rihynte në atmosferën e Tokës.
Ndër të tjera në media shkruhet se raketa ishte përdorur për të lëshuar një satelit më herët në mbrëmje.
“Kjo nisje u njoftua dhe mbetjet e raketës ishin planifikuar të rihynin në mënyrë të sigurt në atmosferë në oqean në brigjet juglindore të Tasmanisë”, ishte thënë ndër tjerash në një deklaratë.