image U mbajt testi i arritshmërisë, disa nxënës u përjashtuan për shkak të përdorimit të telefonit

Arsim

U mbajt testi i arritshmërisë, disa nxënës u përjashtuan për shkak të përdorimit të telefonit

news image

Mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta, sot i janë nënshtruar testit të arritshmërisë. Testimi në të 155 qendrat ka filluar në kohë, por që edhe këtë herë ka pasur nxënës që janë përjashtuar nga testi për shkak të përdorimit të telefonit gjatë kohës së testimit.

Në qendrat e testimit në secilën klasë kanë qenë nga 15 nxënës, ndërsa është vërejtur respektim i masave antiCOVID.

Shefi i Divizionit për Vlerësim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Fatmir Elezi, tha se testimi ka filluar me kohë në të gjithë qendrat e testimit, derisa ka bërë të ditur se disa nxënës janë larguar nga testimi për shkak të përdorimit të telefonave.

Elezi tha se këtë herë nuk kanë vërejtur që nxënësit kanë postuar testin në rrjetet sociale.

“Sot në të gjitha qendrat e testimit ka filluar me kohë testi i arritshmërisë. Nga ora 6:30 kemi filluar shpërndarjen nga divizioni këtu dhe në fund Prishtinën, mirëpo në orën 10 të gjitha qendrat kanë qenë në gatishmëri. Nuk ka pasur probleme të theksuara, ka pasur ndonjë ekses të vogël kur nxënësit kanë pasur telefona, mirëpo komisionerët e kanë kryer detyrën dhe disa nxënës janë larguar nga testi. Në fillim të procesit nuk kam pa që kanë postuar në rrjete sociale, shpresoj që nuk ka pasur fare, mirëpo edhe nëse ka arritur dikush ta postoj në rrjetet sociale ngase thash disa nxënës i kemi larguar nga testi për shkak të përdorimit të telefonave, besoj që ato nuk kanë ndikuar në proces ngase nxënësit e tjerë nuk kanë mundur të kyçen në ato rrjete”, tha ai për ksp.

Testin e arritshmërisë e kanë monitoruar mbi 2 mijë administratorë, ndërsa rezultatet e këtij testi do të shpallen më 7 qershor./GazetaSinjali/