Vedat Muriqi pritet të rikthehet në aksion me Mallorcan në fund të këtij muaji.
Trajneri i skuadrës spanjolle, Javier Aguirre, ka deklaruar së fundmi se sulmuesi kosovar ka bërë mirë ditëve të fundit në rikuperimin e tij nga lëndimi.
“Muriqi ka bërë më shumë se ditët e tjera dhe mund të jetë në bankë kundër Real Betisit”, deklaroi ai.
Mallorca me Betisin do të përballet më 27 janar, në kuadër të javës së 22-të në La Liga.
Kujtojmë se Muriqi është jashtë që nga nëntori i vitit të kaluar, shkaku i lëndimit që mori në ndeshjen me Kombëtaren e Kosovës, ndaj Izraelit.
Sulmuesi shtatlartë së fundmi është rikthyer edhe në stërvitje me Mallorcan.