image "U larguan me dhjetëra milionë euro në bitcoin", grabitet një biznesmen më Madrid

Evropë

“U larguan me dhjetëra milionë euro në bitcoin”, grabitet një biznesmen më Madrid

news image

Gjatë të martës është grabitur banesa e një biznesmeni 38-vjeçar në Madrid, i cili thotë se hajdutët u larguan me dhjetëra milionë euro në bitcoin.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, biznesmeni ka thënë se është torturuar për katër orë nga grabitësit, duke e detyruar të tregonte fjalëkalimet për asetet e tij dixhitale.

Biznesmeni ka deklaruar se katër ose pesë veta i ranë ziles së derës dhe kur ai hapi derën ata kanë hyrë me forcë.

Ai gjithashtu ka deklaruar se në momentin e grabitjes në banesë ndodheshin një mik dhe një punëtor dhe se të dy ishin të lidhur dhe me gojë të mbyllur.

Ai tha se hajdutët e prenë me thikë në gjoks dhe i spërkatën diçka në sy.

Policia spanjolle ka konfirmuar rastin ndaj raportimeve të mediave, shkruan dpa, përcjell Gazeta Sinjali.

Kriminelët dyshohet se kanë ardhur nga Evropa Lindore. Megjithatë, hetuesit po ndjekin të gjitha rrugët e mundshme, tha një zëdhënës.

Grabitja ndodhi të martën, në një kompleks apartamentesh luksoze pranë muzeut Prado në qendër të kryeqytetit spanjoll.

Viktima është një shtetas amerikan, 38 vjeç, nga Santa Barbara, Kaliforni, i cili jeton në Spanjë që nga fundi i viteve 1990.

Mësohet se janë marrë laptopë, tabletë dhe celularë.

Sipas raportimeve të mediave, ka dëshmitarë të krimit. Një fqinj thuhet se tha se pa një grup burrash, me fytyra të mbuluara, duke mbajtur disa çanta të mëdha teksa dilnin nga ndërtesa. /GazetaSinjali/