Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka dhënë shpjegime për largimin e tij në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Gashi në një video në Facebook që është postuar nga seanca e sotme e Kuvendit pohon se ka më shumë se 4 orë që kemi kuorum për vendim dhe Kuvendi nuk po voton.
“E palogjikshme, jodemokratike e paarsyeshme. Në momentin që kuvendi i ka 61 deputetë, është detyrë e kryetarit të parlamentit të fillojë seancën dhe kuvendi të vendosë me votë të lirë”, tha Gashi gjatë fjalës së tij në Kuvend.
“Largimi nga salla, pse? Shih videon… ” shkruan deputeti Gashi në Facebook.