image U kritikuan për duhan, Kombëtarja e Kosovës në futsall mposhtet thellë nga Gjermania

Sporte të tjera

Euro 2022/ U kritikuan për duhan, Kombëtarja e Kosovës në futsall mposhtet thellë nga Gjermania

news image

Kombëtarja e Kosovës në futsall është mposhtur me rezultat të thellë nga Gjermania në rrethin e parë kualifikues për “Euro 2022” që po mbahet në Norvegji.

Lojtarët e Kosovës që para dy ditësh u kritikuan pasi u panë duke konsumuar cigare, janë mposhtur me rezultat 8:4, shkruan Gazeta Sinjali.

Edhe pse kaluan të parët në epërsi pas vetëm 27 sekondash, “Dardanët” nuk arritën ta ruanin avantazhin.

Në fund të ndeshjes, Kosova nuk arriti t’i bënte ballë sulmeve të Gjermanisë.

Kosova e fitoi dje ndeshjen kundër Austrisë me rezultat 4:2, ndërkaq nesër do të ndeshet me Gjeorgjinë.

Pas dy xhirove, Kosova numëron tri pikë në grupin F. /Gazeta Sinjali/