image U kapën me mbi 4 kg marihuanë në veturë, Gjykata merr vendim ndaj dy të dyshuarve për shitblerje të drogës

Drejtësi

U kapën me mbi 4 kg marihuanë në veturë, Gjykata merr vendim ndaj dy të dyshuarve për shitblerje të drogës

news image

Hetimet disa javore të Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Mitrovicë kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar për shitblerje dhe shpërndarje të drogës. Dy të dyshuarit janë arrestuar para disa ditësh në rrugën Klinë – Mitrovicë, ku u kapën me mbi 4 kg drogë, raporton Sinjali.

Dy të dyshuarit Xhevat Ibrahimi dhe Musli Morina, pas arrestimit janë dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre është bërë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se kërkesa është aprovuar nga Gjykata, me ç’rast ndaj tyre është caktuar 1 muaj paraburgim.

Ata janë kapur më 4 mars, pasi Policia i ndaloi dhe gjatë kontrollit të automjetit të tyre, në një çantë të madhe është gjetur një qese e zezë, brenda së cilës u gjeten (4710) gramë substancë e dyshuar narkotike, e llojit marihuanë.

Përveç drogës, është sekuestruar edhe vetura e tyre, e tipit Mercedes, si dhe dy telefona.

Dy të dyshuarit do të hetohen  për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/