image U kapën 2.2 tonë kokainë në Peru, dalin përgjimet e kartelit shqiptar (VIDEO) - Sinjali

U kapën 2.2 tonë kokainë në Peru, dalin përgjimet e kartelit shqiptar (VIDEO)

news image

Para më shumë se dy javësh në Peru u kapën 2.2 tonë kokainë.

Sipas policisë peruane, droga iu përkiste një grupi shqiptarë të narkotrafikantëve.

Droga ishte e paketuar në kanaçet e Asparagusit dhe ishte destinuar për në Roterdam të Holandës.

Shtatë persona ranë në pranga, derisa dy shqiptarë u shpallën në kërkim.

Televizioni Panorama, në Peru ka publikuar përgjimet e Anti-Drogës e njohur si “Dirandra”.

Në përgjime zbulohen lidhjet e kartelit shqiptar me biznesmenë të këtij vendi që merren me shpërndarjen e kokainës.

Agjentët e Dirandros kishin informacione se dy shtetas shqiptarë kanë kaluar kufirin nga Ekuadori duke hyrë në Peru në mënyrë të parregullt.

Ata ishin anëtarë të mafias së fuqishme shqiptare dhe kanë mbërritur në territorin peruan për të dërguar tonelata kokainë, transmeton Klankosova.tv

Falë monitorimit intensiv, u zbuluan imazhet e dy shqiptarëve, të njohur me nofkat si “Barbas” dhe “Pelado”.

Ndjekja e dy trafikantëve të drogës nga Shqipëria ka parandaluar arritjen në destinacion të 2.2 ton kokainë të fshehur në një ngarkesë me destinacion final Holandën.

Tashmë në kërkim janë shpallur Franko Malo dhe Gentjan Meta, të cilët u arratisën dhe bashkëpunëtori i tyre, Ismael Jiménez.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin