Policia kufitare e Morinës ka sekuestruar 61 900 euro të padeklaruara brenda një automjeti tip “Volkswagen”.
Sasia e madhe e kartëmonedhave euro u gjet gjatë kontrollit fizik ndaj pasagjerit të këtij automjeti, shtetasit Q. L.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. L., 32 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.