image U jepet lamtumira e fundit prindërve dhe dy fëmijëve të tyre binjakë që vdiqën në aksidentin në Bullgari

Rajon

U jepet lamtumira e fundit prindërve dhe dy fëmijëve të tyre binjakë që vdiqën në aksidentin në Bullgari

news image

Rreth orës 11:00 u bë varrimi i familjes katër anëtarëshe Bardhi në vendlindjen e tyre në fshatin Vishticë.

Babai, nëna dhe dy djemtë binjak katërvjeçarë, humbën jetën tragjikisht në aksidentin e Bullgarisë.

Ndërsa pjesa më e madhe e 45 viktimave që humbën jetën në këtë aksident u varrosën dje pasdite pas homazheve të kryera edhe nga përfaqësuesit e institucioneve.

/GazetaSinjali/