Trajneri i Galatasaray Fatih Terim, është prekur nga koronavirus.
Gjatë ditës së djeshme, është konfirmuar se Terim ka dalë pozitiv në testet për koronavirus.
Për gjendjen e tij ka folur vajza e trajnerit, raporton ANSA.
“Babai im aktualisht është mirë dhe po i nënshtrohet trajtimit në spital”, ka deklaruar vajza e Terim.
“Shpresoj se gjithçka do të jetë mirë. Faleminderit të gjithëve për urimet dhe mesazhet tuaja. Nëse është e mundur, mos dilni nga shtëpia. Izoloni vetën në shtëpi”.