image Ky është babai nga Gjakova që rrahu gjyqtarët e policët pasi djali i tij humbi ndeshjen e boksit

Siguri

Ky është babai nga Gjakova që rrahu gjyqtarët e policët pasi djali i tij humbi ndeshjen e boksit

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se një ndeshje boksit në sallën e sporteve në Gjakovë sot nuk përfundoi si duhet. Kjo pasi që familjarët e boksierit që humbi ndeshjen sulmuan gjyqtarët e policët.

Policia arrestoi tre persona, në mesin e tyre edhe babain e boksierit që dyshohet se i sulmoi ata. Sinjali mëson se bëhet fjalë për Gasper Rrasin.

Rrasi dyshohet se ia mori një zyrtarit policor sprejin nga brezi dhe e hodhi në drejtim të tyre. Ai po ashtu bashkë me dy djemtë e tij sulmoi gjyqtarët e ndeshjes.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/