image Rrahja në Gjakovë - Babai sulmoi gjyqtarët pasi djali i tij e humbi ndeshjen

Siguri

Rrahja në Gjakovë – Babai sulmoi gjyqtarët pasi djali i tij e humbi ndeshjen

news image

Gazeta Sinjali raportoi sot për një përleshje pas një ndeshje boksi në sallën e sportit në Gjakovë. Sinjali ka mësuar detaje të reja se si ndodhi ngjarja dhe si përfunduan të prangosur tre persona.

Ndeshja e boksit sot në sallën e sporteve në Gjakovë nuk përfundoi si duhet. Kjo pasi që familjarët e boksierit që humbi ndeshjen sulmuan gjyqtarët.

Babai i boksierit bashkë më dy djemtë e tij dyshohet se sulmuan gjyqtarët e ndeshjes. Por nuk përfundoi me kaq. Ata dyshohet se sulmuan edhe zyrtarët policorë që arritën në vendin e ngjarjes.

Sipas burimeve të Sinjalit, tre persona janë arrestuar për këtë rast. Njëri prej tyre, babai që dyshohet se rrahu gjyqtarët ishte i gjakosur në fytyrë, derisa u dërgua në stacion policor.

Sinjali pas pak ju sjellë edhe emrin e babait që nuk e pranoi dot humbjen e djalit në këtë ndeshje boksi dhe sulmoi kë i doli përpara.

/GazetaSinjali/